Çfarë po ndodh? Abidal shihet me ‘shkopa ndihmës’ sot!

Konferenca e fundit që Sergi Samper e zhvilloi sot nuk e morri vëmendjen e plotë, pasi në të ishte edhe një ‘rast’ tjetër i cili ra në sy dhe vendosi në pikëpyetje shëndetin e Eric Abidal.

Ai erdhi dhe u largua nga konferenca me ‘shkopa ndihmës’, kështu duke i bërë kureshtarë gazetarët dhe vet fansat blaugran se çfarë ka ndodhur me ish-mbrojtësin e Barcelonës.

Por, ‘sport’ e qetëson ambientin me një artikull të fundit, ku aty është raportuar se nuk ka asgjë serioze me Eric Abidal, por se ai e ka thyer kyçin e këmbës dhe është në fazën e fundit të rikuperimit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *