Çfarë dallimi bën periudha prej 1 muaji – ku ishim dhe ku jemi tani!

 

Jemi në mars të vitit 2019, jemi në fazën kruciale të sezonit dhe Barcelona gjendet në pozitë fantastike për të fituar ‘3’ trofetë, gjë që është edhe synim i fansave, por edhe i klubit.

‘sport’ ka bërë një analizë së fundmi të cilën e ka titulluar si ‘Çfarë mund të bëjë 1 muaj’, ku theks të veçantë i jepet gjendjes së Barcelonës në shkurt dhe tani në mars.

Klubi blaugrana i rriti dyshimet me performancën e dobët të ofruar kundër Valladolid dhe barazimit me Lyon. Filluan të qarkullojnë fjalë se Ernesto Valverde duhet shkarkuar dhe se forma e skuadrës po bie poshtë…

Fansat friikësoheshin që mos të përsëritet e njejta që ndodhi në 3 sezonet e kaluara. Gjithçka fillonte mirë dhe Barcelona e humbte ritmin në stinorin e dytë, pikërisht aty ku duhet të ndodhte e kundërta.

Por, momentalisht gjithçka është perfekte. Barça gjendet në 3 kompeticione, ndërsa Real Madridi dhe PSG diskualifikohen nga Championsi. Nuk ka si të shkojë më mirë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *