Ylli i madh: ‘Nuk vi te Barça pasi aty është Messi!’

Klubi i Ajax në të shumtën e rasteve ka qenë vendi në të cilin Barcelona ka bërë ‘pazarllëkun’ e verës ose të dimrit, kështu duke zbarkuar në Camp Nou talentë të ndryshëm dhe të rinj.

Së fundmi, pas De Jong & De Ligt, raportohet se Barcelona e kërkon mbrojtësin e majtë argjentinas, Tagliafico. Por, në kohën kur shumë lojtarë zgjedhin Barcelonën në kontaktin e parë, Tagliafico e ka refuzuar klubin blaugrana.

Kjo pasi që marrëdhënia e tij me Messin nuk është edhe aq e mirë. Ndonëse të dy janë argjentinas, ata nuk flasin mes vete dhe burimi i këtij hidhërimi mes tyre thuhet se nuk dihet.

Valverde po luan ‘mendsh’ – a po i plotësohet dëshira!?

Gjithçka filloi rastësisht nga një gazetë franceze, ndërsa tani po raportohet shumë seriozisht se Antoine Griezmann do të transferohet tek Barcelona në verë dhe se negociatat janë duke u zhvilluar mes klubit dhe lojtarit.

Siç raporton ‘md’, Ernesto Valverde ka ‘luajtur mendsh’ nga këto lajjme, pasi vet ai është adhurues i madh dhe francezit dhe dëshiron që me çdo kusht ta sjell atë në Camp Nou.

Poashtu thuhet se Valverde ka bërë çmos në gusht të vitit 2017 që ta sjellë Griezmannin dhe është dëshpëruar shumë kur u konfirmua se francezi ka vendosur të qëndrojë në Atletico. Tani, nga zërat që qarkullojnë nëpër rrjete sociale mund të themi se Valverde’s po i plotësohet dëshira.

Barca ‘thumbon’ PSG-në, pas humbjes nga United. (FOTO)

 

Manchester United mbrëm ka arritur të mposhtë PSG-në me rezultat 1-3 në stadiumium ‘Parc des Princes’, kështu anglezet u kualifikuan në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Eleminimi i PSG-së nga United erdhi njejtë sikur ai i Barças ndaj klubit francez në vitin 2017, ishte Marcos Rashford ai që shënoj gol në minutat e fundit të ndeshjës duke e eleminuar klubin parisien.

Duke parë marrëdhëniet jo të mira ndermjet klubit të PSG dhe Barcelonas, këta të fundit i janë gëzuar humbjës së PSG.

Në mengjesin e sotëm klubi katalunas ka postuar një foto të Sergi Robertos duke qeshur, djaloshi i cili shënoj golin e gjashtë në Camp Nou para dy vitësh, komentet e shumuta ishin që kjo foto i’u dedikua klubit nga Franca.

Vjen reagimi i Leo Messit pas El Clasicos. (FOTO)

Barcelona dhe Real Madrid e kanë mbyllur ndeshjën e mbrëshme pa fitues në Camp Nou (1-1).

Mysafirët shënuan të parët që në fillim të ndeshjës me Lucas Vazquez, ndërsa katalunasit barazuan shifrat në pjesën e dytë.

Leo Messi i cili nuk luajti nga fillimi i ndeshjës kundër Real Madridit pas lëndimit që pësoj në javën e kaluar kundër Valencias ka postuar dy fotografi së bashku me Suarez në Insta.

FOTO

I’u ribashkua skuadrës për El Clasico, reagon Messi.

Leo Messi tashmë është gati për El Clasicon e sontme e cila do të luhet me fillim nga ora 21:00 në kuadër të Kupës së Mbretit.

Sonte me fillim nga ora 21:00, Barcelona do të pres në Camp Nou Real Madridin në kuadër të gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit.

Në dyshim për këtë ndeshje ishte Messi që pësoi një goditje në ndeshjen paraprake, mirëpo ai i’u bashkua dje skuadrës në seancen përfundimtare stërvitore, duke bërë me dije se është në gjendje të mirë.

Poashtu, argjentinasi dha një sinjal të tillë ku postoi një foto në Instagram nga stërvitja duke bërë me dije se tashmë është i gatshëm për një super spektakël sonte.

FOTO

Pa Dembelen, ja si do luaj Barça ndaj Real Madridit – [FOTO]

Barcelona sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillojë një prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtij sezoni, pikërisht atë kundër Real Madridit.

Katalanasit sonte me fillim nga ora 21:00 do të presin në Camp Nou kundërshtarin e tyre të rradhës, tani në kuadër të gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit, Real Madridin.

Barça do kërkojë fitoren në ndeshjen e parë të kësaj faze, teksa skuadra e Valverdes gjendet në një super form.

Mundo Deportivo ka parashikuar formacionin e mundshëm të katalanasve në këtë ndeshje, ku kujtojmë se nga Barça një mungesë e madhe është edhe Dembele.

FOTO

Mësuesi kosovar: ‘Rrahman Jashari merr urdhëra nga ky njeri’ (VIDEO)

Një mësues kosovar ka pasur një intervistë në lidhje me grevën 3 javorshe që patën mësimdhënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme në Kosovë nga paknaqësitë e pagave.

Greva që zgjati tre javë e mësimdhënësve në Kosovë padyshim se shkaktoi shumë reagime, e këtë e ka komentuar edhe një mësues kosovar

Ai tregoi se kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari nuk ishte se i bënte ato deklarata vetë, por merrte urdhëra nga ky deputet. JA VI’DEO:

“Të gjithë ne mësimdhënësit e dimë se Rrahman Jashari ka raporte shumë të mira me deputetin Xhavit Haliti dhe ai e udhëhiqte grevën,” tha mësuesi.

Bartomeu ka vendosur: ‘Super lojtari nuk do rinovojë kontratën!’

Barcelona tashmë është i vetëdijshëm për një largim i detyrueshëm që do të ndodh gjatë merkatos së ardhshme verore.

Megjithëse është herët për t’u menduar, megjithatë merkatoja e verore të çon te ajo se mbrojtëi i Barcelonës, Thomas Vermaelen do largohet nga klubi i Valverdes.

Siç raporton edhe e përditshmja katalanase, Mundo Deportivo, kontrata e tij mbaron në qershor dhe bordi nuk ka kontaktuar atë dhe nuk i’a ka bërë me dije atë se do t’ia rinovojë kontratën.

Megjithatë, ende nuk ka ardhur ndonjë ofertë në drejtim të tij, gjithçka mbetet të shihet në vijim.

Mesazhi i Denis Suarezit pas largimit nga Barcelona.

Denis Suarez është larguar nga Barcelona duke u transferuar te Arsenali në form huazimi por me opsionin e blerjes..

Pas mosminutazhit te Barça, Denis Suarez e kishte të detyrueshme largimin nga klubi katalanas duke vendosur t’i bashkohet kështu Arsenalit.

Megjithatë, për lojtarin, kujtimet te klubi katalanas mbeten të freskëta dhe ai i është shumë falendërues të gjithëve.

“Ju jeni një grup prej njerëzve të mrekullueshëm! Faleminderit për gjithçka, shihemi së shpejti. Fat të mbarë dhe Força Barça!” shkroi ai.

Messi e dëshmon edhe njëherë pse është më i mirë se Cristiano Ronaldo.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mbrëm luajtën pothaujse në të njejtën kohë në qerek finalet e kupës, argjentinasi me Barcelonën kundër Sevillas, ndërsa portugezi me Juventusin kundër Atalantas.

Lionel Messi e dëshmoj edhe njëherë tjetër se është shumë më i mirë se Cristiano Ronaldo edhe pse ky i fundit në karrieren e tij ka luajtur në katër lige të ndryshme për të arritur nivelin e Leo Messit, por një gjë e tillë duket se është e kot.

Statistikat e Lionel Messit kundër Sevillas:

4 goditje në portë, 1 gol, 7 driblime të kompletuara, 1 penalti të fituar, 40 pasime (83% saktësia), 1 asist, 3 pasime kyqe, 13 duele të fituara, 4 herë i fauluar dhe 2 ndërhyrje të pastërta, nga Sofascore argjentinasi u vlersua me notën 9.5, gjithashtu ai u shpall si lojtari i ndeshjës.

Ndërsa në ndeshjën Atalanta 0-3 Juventus, Cristiano Ronaldo ishte lojtari më i dobët nga të dy ekipet, le ti shikojm statistikat e portugezit:

0 goditje në portë, 0 gola, 19 pasime (65% saktësia), 0 pasime kyqe, 0 asiste, 0 krosime, 0 driblime, 1 faul të shkaktuar, 9 duele të humbura.