A do vijë Neymar tek Barça!? – konfirmon gjithçka babai i tij!

Kohëve të fundit, së bashku me Antoine Griezmann, ka qenë edhe Neymar i cili është ndërlidhur me një rikthim të mundshëm tek skuadra blaugrana, pavarsisht rrethanave logjikisht të pamundura.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, babai i Neymar ka komentuar rreth këtyre zërave dhe ka mbyllur këtë çështje njëherë e përgjithmonë…

‘Neymar gjendet në vitin e dytë të kontratës me PSG dhe ai ka edhe 3 vite të tjera në Francë. Në ndërkohë, unë mund të them se jemi duke biseduar për një rinovim të kontratës (mes Neymar dhe PSG)’ – tha fillimisht Neymar Sr, ku më pas u pyet rreth Barçës…

‘Janë broçkulla të gazetave’ – ishin fjalët e babait të brazilianit, kështu duke konfirmuar se transferimi i Neymar tek Barça nuk do ndodhë në një të ardhme të afërt.

Lizarazu tregon arsyejen kryesore se pse synon largimin nga Atletico

Tanimë jemi të vetëdijshëm se sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann është afër një kalimit te Barcelona gjatë merkatos së ardhshme verore.

Ish-legjenda franceze, Lizarazu ka treguar arsyejen se pse Griezmann synon transferimin te Barça.

“Griezmann është shumë në përshtatje me Barçën, të dyja palët aplikojnë lojë të ngjajshme. Ai beson se stili mbrojtës i Atleticos ndonjëherë dëmton potencialin e tij,” tha ai.

Megjithatë, sipas SPORT ai siguron se me Colchoneros ka arritur mentalitetin e duhur të kampionëve.

Për më shumë, mbetet të shihet çfarë do ndodh në merkaton e ardhshme verore.

Barça do marr 15 për qind të parave të shitjes së super yllit

Barcelona tani më ka një marrëvesghe me Benfican që katalanasit mund të përfitojnë 15 përqind të shumës së paguar për ndonjë transferim të ardhshëm të Grimaldos.

Sipas asaj që raporton e përditshmja katalanase, Mundo Deportivo, disa klube të mëdha janë të interesuar në mbrojtësinë e majtë, duke përfshirë edhe klube si Juve, Manchester City, Atletico Madridi dhe Arsenali.

Barça mund të konsiderojë blerjen e mbrojtësit Grimaldo por ata e dinë se ai nuk dëshiron të ulet në stol dhe Alba sapo ka nënshkruar një kontratë të re deri më vitin 2024. Barça e shiti atë kur ishte në La Masia në dhjetor të vitit 2015 për 1.5 milionë euro. Nëse Benfica e shet atë për 30 milionë euro, Barça përfiton 4.5 milionë euro.

 

Ja kur do të rikthehen në fushë Messi dhe Suarez

Tanimë dyshja superiore dhe mjaftë kruciale e skuadrës së Barcelonës, Luis Suarez dhe Leo Messi gati sa janë rikuperuar plotësisht nga dëmttimet përkatëse që kanë pasur dhe priten të rikthehen në fushë.

Sipas asaj që raporton e përditshmja katalanase, të dy, Luis Suare dhe Leo Messi priten të jenë në formacionin startues në përballjen e së shtunës kundër Espanyolit.

Uruguajani nuk udhëtoi me kombëtaren uruguajane për në Kinë dhe qëndroi në Barcelonë për tu rikuperuar plotësisht, ndërsa Messi u rikthye menjëherë pas ndeshjes së parë me Argjentinën, duke mos u paraqitur në përballjen e nesërme me Marokun për arsyje të mos rreziikimit.

Barça ka tre opsione për ta zëvendësuar Cillessenin në verë

Barcelona po punon që të jetë e gatshme për çdo lloj situate në rast se portieri i tyre, Jasper Cillessen vendosë të largohet gjatë merkatos së ardhshme verore.

Sipas asaj që raporton e përditshmja katalanase, Mundo Deportivo, klubi nuk do e lejojë atë të largohet për më pak se 30 milionë euro por ata dëshirojnë të kenë në kontroll gjithë situatën nëse largohet.

Barça ka 3 opsione për ta zëvendësuar atë: Onanan e Ajaxit, më pas Casteelsin, por Barça ka edhe portierin e Barça B, Pena që gjithashtu i pëlqen teknikut Valverde dhe bordit.

E si opsion mbetet edhe portieri i Real Betisit, Pau Lopez, por nuk është prioritet.

 

3 nënshkrimet që Barça do të i bëj në verë

Barcelona pritet të jetë mjaftë aktive në merkaton e ardhshme verore dhe si rezultat ata synojnë transferimin e 3 lojtarëve gjatë merkatos verore.

Sipas asaj që raporton e përditshmja katalanase, SPORT, Barcelona synon tre transferime gjatë merkatos së ardhshme verore.

De Ligt është i zgjedhuri nga qendër mbrojtja dhe marrëveshja do arrihet së shpejti me Ajaxin dhe Jovicin nga Eintracht Frankfurt.

Klubi e sheh të detyrueshme edhe gjetjen e një zëvendësuesi të Albas i cili herë pas here po bie nga forma dhe po ka nevojë për pushim.

Megjithatë, për më gjerësisht mbetet të shihet në verë çfarë do ndodh.

Sot bëhet e 16-ta herë që Abidal e ndjek këtë lojtarë!

Në aspektin e repartit sulmues, prioritet për merkaton e verës është Luka Jovic, ku sërbi pritet që t’i bashkohet klubit blaugrana pas gjithë atyre ndeshjeve të ndjekura për ta parë atë.

Sonte, Portugalia dhe Serbia përballen mes vete në orën 20:45, ndërsa Eric Abidal dhe Pep Segura do jenë përsëri në tribuna për ta ndjekur Jovicin, i cili si çdoherë, pritet të jetë në formacionin startues dhe të ofrojë performancë të mirë.

Përndryshe, sonte bëhet e 16-ta herë që krerët e Barçës e ndjekin sulmuesin serb dhe e gjithë kjo nuk mund të jetë rastësi. Në fund, klubi blaugrana pritet ta aktivizojë klauzolën e tij dhe t’i paguajë 50 milionë € Frankfurtit për ta sjellur Jovicin në Camp Nou.

Kjo statistikë e De Ligt e bën atë një mbrojtës super të kompletuar!

Të gjithë ndjehen euforik rreth ardhjes së De Ligt gjatë verës. Normalisht, ende nuk ka konfirmim, por besohet se mbrojtësi i talentuar holandez do zbarkojë në Camp Nou së shpejti dhe kjo është e paevitueshme.

Së fundmi, një faqe e krijuar për statistika futbollistike ka publikuar disa numra të Matthijs de Ligt të cilat e bëjnë 19-vjeçarin si të kompletuar dhe plotsisht adekuat për tu transferuar tek klubi blaugrana…

‘De Ligt ka shënuar më shumë gola sesa ka kartona të verdhë këtë sezon’ – ishte një nga statistikat e cila morri vëmendjen e shumë njerëzve, e sidomos fansave blaugran të cilët me duar të hapura e presin holandezin tek Barça.

De Ligt: ‘Nuk dua të humbas mundësinë të luaj me Messin’

Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt që është në grumbullim me kombëtaren holandeze ka dhënë një sinjal të qartë se ai ka vendosur t’i bashkohet Barcelonës si dhe marrëveshja mund të arrihet nga momenti në moment.

Teksa u pyet mbi të ardhmën e tij si lojtar, lëvizjen në Barcelonë e lidhi me dëshirën e tij për të luajtur me yllin e blaugranëve, Leo Messin.

“Nuk dua të humbasë mundësinë ideale të karrierës sime që të luaj me lojtarinë më të mirë në histori të futbollit,” tha ai qartazi dhe shkurt kur u pyet rreth ofertës së Barcelonës për shërbimet e tij.

 

Super ylli e konfirmon: ‘Edhe vitin tjetër do jem këtu!’

Megjithëse kishte dyshime dhe mjaftë thashetheme të përhapura rreth së ardhmes së portierit të Barcelonës, Jasper Cillessen, ai zbuloi vet të ardhmen, njëherit edhe mohoi thashethemet e tilla.

Për të përditshmen dhe zyrtarën katalanase, BarçaTV, rreth thashetheme ai u përgjigjë shkurtazi: ‘Unë do të jem ende këtu për vitin e ardhshëm,’ tha ai duke konfirmuar se do mbetet në klub edhe për sezonin e ardhshëm.

Sot në mediia u raportua se Barça do pranojë shitjen e tij në verë, madje një ofertë eventuale për rreth 40 apo deri 50 milionë euro për shërbimet e tij, do ta bënte Barçën pa hezitim të pranojë ofertën.