Agjenti i Lenglet ia ‘palon’ gazetarit rreth së ardhmes!

Në një intervistë të bërë së fundmi, agjenti i Clement Lenglet u vendos në një pozitë të pakëndshme pasi gazetari e pyeti atë nëse mbrojtësi francez do vazhdojë tek Barcelona…

Deri më tani, asnjë gazetë nuk ka raportuar se Lenglet do largohet nga Barça, prandaj kjo pyetje u konsideruar paksa si absurde për agjentin e francezit, i cili shfrytëzoi rastin të përgjigjë me sarkazëm…

‘A do jetë Lenglet 100% tek Barça sezonin tjetër? Më tregoni një arsye pse ai mos të qëndrojë. Është startues dhe është i gatshëm për çfarëdo kompeticioni me mbrojtësit e tjerë. Ai është shumë i lumtur’ – u shpreh agjenti i Lenglet.

Pique: ‘Spanja nuk do fitonte Kupë të Botës pa lojtarët e Katalonjës’

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka reaguar pas shumë krittika që mori pasi që ai la ndeshjet me kombëtaren spanjolle në këtë pauzë të kombëtareve për të luajtur në ndeshjen e mbrëmshme miqësore të kombëtares katalanase.

Shumë persona e konsideruan këtë si gjest jo profesional, mirëpo siç duket Piques as që i bëhet vonë, madje as nuk është penduar mbi vendimin që ka marrë mbi këtë gjë.

“Nuk e di se pse u bë kaq e madhe, e lash vetëm për një ndeshje për vendin tim të vërtetë. Dhe nëse e llogarisim mirë, Spanja fitoi Kupën e Botës me shumicën e lojtarëve katalanas,” tha ai.

Carvajal: ‘Pique duhet t’a respektoj fanellën kombëtare ose të ik’

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, njëherit edhe mbrojtësi i kombëtares spanjolle, Dani Carvajal është shprehur rreth përfshirjes së Gerard Piques me kombëtaren katalanase për një miqësore duke neglizhuar takimet e kombëtare spanjolle, megjithëse njëra prej tyre ishte e vlefshme për europian.

Mirëpo, këtë gjest nuk e sheh Carvajal si një gjest që i takon një lojtari profesionalist, mirëpo si neglizhim dhe mosrespekt ndaj fanellës kombëtare spanjolle.

“Kam gjithë respektin për Piquen, kam një miqësi të mirë me të. Por kjo është një gjest jo profesional. Ne jemi në një zonë të rëndësishme tani dhe ai duhet t’a respektoj fanellën kombëtare ose përfundimisht t’i bashkohet asaj Katalanase,” tha ai.

Alba: ‘Messi nuk mund të fitoj asgjë me lojtar drunjë’

Mbrojtësi i Barcelonës dhe bashkëlojtari i Leo Messit, Jordi Alba ka shprehur një mendim publik dhe kritik të hapur ndaj bashkëkombasve të Leo Messit në lidhje me triumfin me kombëtaren argjentinase.

Ai tha se mundi i Messit me kombëtaren është i dyfishtë, mirëpo kur nuk ke me kë të luash dhe kur ke faktikisht lojtar në kombëtare që nuk ju intereson populli dhe fanella që mbajnë veshur ky është rezultati.

“Kombëtarja argjentinase ka lojtarë të mirë, mirëpo kur sheh lojtarë që nuk japin as edhe një pikë mund sikur ajo fanellë të ishte leckë të vjen keq për Messin. Asgjë nuk fitohet me drunjë,” tha ai.

Lizarazu tregon arsyejen kryesore se pse synon largimin nga Atletico

Tanimë jemi të vetëdijshëm se sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann është afër një kalimit te Barcelona gjatë merkatos së ardhshme verore.

Ish-legjenda franceze, Lizarazu ka treguar arsyejen se pse Griezmann synon transferimin te Barça.

“Griezmann është shumë në përshtatje me Barçën, të dyja palët aplikojnë lojë të ngjajshme. Ai beson se stili mbrojtës i Atleticos ndonjëherë dëmton potencialin e tij,” tha ai.

Megjithatë, sipas SPORT ai siguron se me Colchoneros ka arritur mentalitetin e duhur të kampionëve.

Për më shumë, mbetet të shihet çfarë do ndodh në merkaton e ardhshme verore.

Pirlo: ‘Barcelona është inferiiore dhe nuk do e fitojë CHL-në!’

Barcelona është shfaqur tejet dominante në Ligën e Kampionëve këtë sezon, e kjo rrjedh kryesisht nga synimi që kanë lojtarët që ta fitojnë këtë trofe, ku edhe Messi e shfaqi në fillim të sezonit.

Së fundmi, Andrea Pirlo ka komentuar situatën aktuale në Ligën e Kampionëve dhe se cilin ekip e sheh si favorit. Si duket, mesfushori italian nuk e sheh Barcelonën si kundërshtarë të fortë…

‘Nuk besoj se Barça do e fitojë Championsit. Ata janë inferior ndaj Juventusit. Të vetmit që mund t’i bëjnë konkurrencë Juves janë Manchester City dhe Pep Guardiola’ – u shpreh ish-mesfushori i klubit italian.

‘Tek Argjentina të gjithë janë drunj dhe vetëm presin nga Messi të bëjë diçka!’

Messi gjithmonë ka qenë udhëheqësi i kombëtares së Argjentinës, por jo çdoherë ai ka mund t’i kryejë punët i vetëm, pasi shumë herë lojtarët e tjerë e kanë dëshpëruar.

Rreth kësaj ka folur edhe Jan Boskamp (ish-trajner dhe lojtarë holandez), i cili ndoshta ka thënë fjalët më domethënëse ndonjëherë në historinë e futbollit, kështu duke pasqyruar gjendjen e Messit tek Argjentina…

‘Tek Barcelona, kur Messi e merr topin, të gjithë vrapojnë dhe i gjejnë pozicionet e tyre. Si psh. Alba… Por tek Argjentina, kur Messi e merr topin, të gjithë qëndrojnë në vend si drunj dhe presin që ai të bëjë diçka’ – tha Boskamp.

Umtiti tregon se çka do bëhet me Griezmannin në verë!

Në një intervistë të bërë së fundmi ndërkohë që është me kombëtaren franceze, Umtiti ka folur për të ardhmen e tij, por edhe ka folur për zërat se bashkëkombasi i tij Antoine Griezmann do zbarkojë në Camp Nou gjatë verës.

Se Umtiti ka thënë që do qëndrojë tek Barcelona e kemi cekur në një artikull të kaluar. Por, tani vëmendjen do e përqëndrojmë tek fjalët e mbrojtësit francez për Griezmannin…

‘Unë nuk e di nëse Griezmann do transferohet tek Barça, pasi rreth kësaj merren drejtuesit sportiv. Ajo që mund të them unë është se Antoine nuk ka folur me mua rreth kësaj, prandaj edhe nuk besoj që ai do bashkohet me ne gjatë verës’ – u shpreh Umtiti.

Puig: ‘Messi si person? Ai është kapiten i vërtetë’

Mesfushori i Barcelonës, Riqui Puig ka ngritur në nivel mjaftë të lartë Leo Messin si kapiten poashtu edhe në personalitet si njeri, duke e cilësuar kapiten prej së vërteti.

Mes të tjerave, ai tha se është një person spektakolar dhe sjellet shumë mirë me lojtarët e rinjë në moshë duke i adaptuar në mënyrën më të mirë të mundshme me ekipin e parë.

“Kur i bashkohem ndonjëherë ekipit të parë, sjellet shumë mirë. I ndihmon shumë lojtarëve të rinjë të adaptohen. Si person është spektakolar, është një kapiten prej së vërteti, nuk di çfarë të shtoj më shumë,” tha ai.

De Ligt: ‘Nuk dua të humbas mundësinë të luaj me Messin’

Mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt që është në grumbullim me kombëtaren holandeze ka dhënë një sinjal të qartë se ai ka vendosur t’i bashkohet Barcelonës si dhe marrëveshja mund të arrihet nga momenti në moment.

Teksa u pyet mbi të ardhmën e tij si lojtar, lëvizjen në Barcelonë e lidhi me dëshirën e tij për të luajtur me yllin e blaugranëve, Leo Messin.

“Nuk dua të humbasë mundësinë ideale të karrierës sime që të luaj me lojtarinë më të mirë në histori të futbollit,” tha ai qartazi dhe shkurt kur u pyet rreth ofertës së Barcelonës për shërbimet e tij.