Sa i rëndësishëm është Rakitic për ‘sistemin’ e Ernesto Valverdes?!

Nëse është ndonjë lojtarë i cili është më i rregullti në formacionin e Barcelonës momentalisht, ai padyshim që duhet të jetë Ivan Rakitic.

Kroati ka luajtur në 94 ndeshje nga 101 që janë luajtur që kur Ernesto Valverde erdhi tek Barcelona. Kjo tregon se sa i rëndësishëm ka qenë Rakitic për Ernesto Valverden dhe sistemin e tij që ka imponuar tek klubi blaugrana.

Përndryshe, ndonëse u tha se ai mund të largohet, nga rrethanat e fundit kuptojmë se Rakitic do vazhdojë tek Barça edhe sezonin e ardhshëm. Kontrata e kroatit do ‘përmirësohet’ nga Josep Maria Bartomeu.

Formacionet e Barcelonës pa Messin dhe Dembelen kundër Real Madridit. – (FOTO)

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ndeshjën kundër Real Madridit mund të filloj pa dyshen Leo Messi dhe Ousmane Dembele.

Francezi pësoj një demtim në ndeshjën ndaj Leganes në muajin janar, ai u rikthye në seancën stërvitore para tre ditësh por ende nuk është stërvitur me grupin e parë, burime të sigurta nga Spanja raportojn se 21 vjecari mund të luaj disa minuta duke u futur në ndeshje nga stoli.

Nga ana tjetër, në ndeshjën e fundit të Barcelonës kundër Valencias, argjentinasi pësoj një dëmtim në kofsh, në fillim u mendua se Messi mund të luaj kundër Real Madridit, por ditën e djeshme stafi mjeksorë i Barcelonës po dyshon se në rastë se ai luan kundër ‘Los Blancos’ në Camp Nou, mund të mungoj disa javë më vonë, andaj ata kanë kryer disa teste mjesore ditën e djeshme dhe rezultati përfundimtar do të mirret sot se a do të jetë ai prezent në ndeshje apo jo.

Në rastë se asnjëri nga dyshja e lartë përmendur nuk do të startoj kundër ekipit të Santiago Solari, ja se si do mund të rreshtohet klubi katalunas në El Clasico.

FOTO

‘Ai meriton më shumë se kjo!’

Disa orë na ndajnë nga ndeshja kundër Levante’s dhe ndeshja në të cilën do t’i ofrohet mundësi Jasper Cillessen, i cili tashmë një kohë të gjatë po qëndron në stol, si portier i dytë…

Me këtë është ndërlidhur edhe gazeta madrilene ‘marca’, e cila një artikull ia ka kushtuar holandezit dhe situatës së tij tek Barcelona.

‘Të vetmen mundësi që ai ta dëshmojë veten e ka në Kupën e Mbretit dhe ai lutet që të ketë më shumë ndeshje në Kupë, edhe pse nuk ankohet publikisht’ – raporton ‘marca’.

Pikërisht edhe si rezultat i kësaj, fansat blaugran e adhurojnë Cillesenin. Ai nuk po merr minuta të mjaftueshme dhe përsëri nuk po ankohet publikisht, siç kanë bërë disa lojtarë më parë. ‘Marca’ thotë se holandezi meriton më shumë se kjo!

Notat e lojtarëve: Barcelona 2-0 Celta Vigo. – (FOTO)

Fal golit të Ousmane Dembele dhe Leo Messit, Barcelona e ka mposhtur Celta Vigon në Camp Nou, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të La Ligas.

Tashmë skuadra e Barcelona ka shënuar fitoren e katërt radhazi në La Liga, katalunasit janë duke e mbajtur ende vendin e parë me 37 pikë të grumbulluara.

Sipas sofascore, lojtari më i mirë i ndeshjës së sontme ishte Jordi Alba me notën 7.6, spanjolli morri pjesë tek goli i dytë duke asistuar për Leo Messin.

Lojtari me notën me të dobet u vlersua Luis Suarez 6.4, ndërsa nga mysafirët më i miri u vlersua mbrojtësi Nestor Araujo me notën 7.4

FOTO

Formacioni më i mirë deri tani në Europë. (FOTO)

Whoscored ka publikuar formacionin më të mirë nga top pesë ligat europiane për gjysmën e sezonit të parë.

Nga skuadra e Barcelonës bën pjesë vetëm Leo Messi, por në formacion është edhe Digne i cili u largua nga klubi katalunas në merkaton verore drejt Tottenham.

Njëmbëdhjetshja më e mirë është kështu:

Benitez: Caliguri, Van Dijk, Bamba, Digne: Thorgan Hazard, Savanier, Neymar, Eden Hazard: Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.

Ndërsa lojtari më i mirë është argjentinasi Leo Messi me notën 8.7, pas tij vjen Neymar me 8.4, në pozitën e tretë belgu Eden Hazard me notën 7.9

FOTO

Formaconi i Barcelonës për ndeshjën ndaj Levantes. – (FOTO)

Barcelona sonte do të luaj ndaj Levantës si mysafirë në orën 20:45, ndeshje kjo e vlefshme në kuadër të La Ligas për xhiron e 16-të.

Sipas asaj cfarë shkruan e përditshmja ‘SPORT’, tekniku spanjollë Ernesto Valverde ndeshjën e sotme do e luaj me një formacion krejt ndryshe.

Valverde do të luaj me tre qendër mbrojtës, si asnjëherë më parë, duke e parë se reparti defanviz këtë sezon ka qenë jo stabil, ai dëshiron të bëj ndryshime.

Ja si pritet të jetë formacioni i sontëm: Ter Stegen: Pique, Lenglet, Vermalen: Rakitic, Arthur, Busquets, Alba, Messi, Suarez dhe Coutinho.

Ekipet me më shumti pikë në fazën e grupëve.

Tashmë kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në fazën e grupëve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ekipet që kanë arritur më së shumti pikë janë: Porto me 16 pikë, skuadra portugeze ka arritur pesë fitore dhe asnjë barazim.

Në vendin e dytë është Barcelona dhe klubi gjerman Bayern Munchen, me katër fitore dhe dy barazime.

Ndërsa klubi që nuk arriti asnjë pikë është skuadra greke AEK Athens me 0 pikë.

Ja formacioni i Barcelonës kundër Tottenham. – (FOTO)

 

Barcelona sonte do të luaj ndaj skuadrër angleze Tottenham, ndeshje e vjefshme kjo për xhiron e fundit në fazën e grupëve.  Skaudra e Barcelonës tashmë e ka kaluar grupin si lidër, sonte mund të luante vetëm për statistika, por kështu nuk mendon Ernesto Valverde.

Sipas të përditshmës katalunase ‘SPORT’, pesë lojtarë të Barcelonës do të jenë nga formacioni i parë, përfshirë këtu edhe Leo Messin.

SPORT bën me dije se në rastë se rezultati është në favor të Barcelonës në pjesën e parë, Messi do të ulet në stol me të filluar 45 minutshi i dytë.

Cillessen: Semedo, Chumi, Lenglet, Vermaelen, Vidal, Alena, Arthur, Coutinho, Messi dhe Dembele.

FOTO

Këto ndeshje do të luhën sonte në Ligën e Kampionëve.

Sonte riktheht Liga e Kampionëve ku do të zhvillohen ndeshjet e fundit të xhiros së 6-të në fazën e grupëve.

Fillimisht në orën 18:55 do ti kemi dy takime: Galatasaray – Porto dhe Schalke – Mosow, pastaj në orën 21:00 na presim edhe gjashtë takime tjera.

Barcelona – Tottenham, Inter – PSV, Bruge – Atletico, Crvena – PSG, Liverpool – Napoli dhe Monaco – Dotmund, por e gjithë vëmendje do të jetë tek grupi B dhe C.

Tek grupi B, Barcelona tashmë e ka siguruar vendin e parë, por në vendin e dytë do të jetë Tottnham ose Inter. Ndërsa tek grupi C të gjitha ekipet luajn për fitore, serbet kërkojn fitore ndaj PSG për t’u kualifikuar në Europa Ligë, francezët kërkojn fitore për t’u kualifikuar në 1/16 e finalës, gjithashtu edhe Liverpool kërkon fitore për të zënë vendin e dytë në grup, kurse italianët mund të kalojn grupin edhe me barazim.

Notat e lojtarëve: Barcelona 4-1 Leonesa. (FOTO)

Klubi i Barcelona ka mposhtur Leonesan me rezultat 4-1 në kuadër të Kupës Mbretit.

Golashënues për Barcelonën sonte ishin: Denis Suarez (x2), Munir dhe Malcom, ndërsa mysafirët shënuan golin e nderit me anë të Sene.

Sipas Sofascore lojtari më i mirë ishte Ivan Rakitic me notën 9.1, kroati asistoj në tre golat e para të Barcelonës.

Ndërsa më i dobëti ishte Oriol Busquets, spanjolli u vlerusa me notën 6.2, ai u largua nga ndeshjën në minutën e 55′ duke u zavëndësuar me Puig Ricard.

FOTO