Carvajal i’a kthen Piques: ‘Ne të Realit jemi më të kujdesshëm, nuk bëjmë gjëra si te Barça’

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal mohon se te grupi i lojtarëve të Real Madridit në Whatsapp ka skena apo gjëra të tilla ashtu siç ndodhin edhe te grupi i lojtarëve të skuadrës së Barcelonës.

Pique para disa ditëve deklaroi se shpesh herë te grupi i tyre fusin edhe gazetarë madrilen dhe i tallin, madje i përshkroi edhe plot skenare interesante dhe qesharake, por mbrojtësi Carvajal deklaroi se këto gjëra nuk ndodhin te grupi i tyre.

“Jo, ne nuk bëjmë gjëra të tilla siç tha Pique për grupin e tyre. Ne jemi më të kujdesshëm dhe më profesional. Administratori është Ramos,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *