Caktohen datat për ndeshjet e çerek-finaleve të Ligës së Kampionëve

Sot edhe zyrtarisht në Nyon të Zvicrrës është hedhur shorti për ndeshjet çerek-finale të Champions Leagues për këtë edicion, ku u mësua fati i 8 skuadrave çerek-finaliste.

Fati deshi që Barça të përballet me Manchester Unitedin, dhe tanimë janë bërë të ditur edhe datat kur ata do të luajnë. Më 9/10 prill do të luhet ndeshja e parë, ndërsa ndeshja e kthimit më 16/17 prill.

Kujtojmë se gjysmëfinalja do të luhet më 30 prill/1 maj, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet më 7/8 maj. Si dhe në përfundim, finalja e madhe do të zhvillohet në Wanda Metropolitano më 1 qershor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *