Busquets: ‘I dëgjova fansat për golin që shënoi Ajax!’

 

Këto ishin fjalët e Sergio Busquets pas ndeshjes së sontme kundër Manchester United (3-0):

‘U surprizuam me mënyrën se si filloi Manchester United. Ata goditën shtyllën në sekondën e 30, por më pas u shfaq Messi, i cili shënoi gol fantastik.’

‘Goli i Messit ndryshoi gjithçka. Ne kishim kontroll maksimal të topit, sidomos në pjesën e dytë, kur veçmë kishim avantazhin!’

‘Ajax? I dëgjova fansat se si reaguan. Juventus ishte favorit për ta fituar Championsin, por Ajaxi është ekip spektakolarë.’

‘Mënyra si festoi Coutinho? Nuk e pashë. Vetëm se e di që ai festoi me plot gëzim dhe pasion. Ishte gol i rëndësishëm për shkak të kritiikave të shumta që merr ai.’

‘Liverpool? Mendoj se ata do kalojnë, pasi kanë avantazh të mirë. Por, asgjë nuk dihet!’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *