Befason Andre Gomes: ‘Unë ende jam lojtarë i Barcelonës!’

Nëse është ndonjë lojtarë nga i cili Barcelona dëshiron të lirohet sa më shpejt, ai padyshim që është Andre Gomes. Portugezi është në huazim tek Everton, por ai do kthehet në Barcelonë gjatë verës!

Bordi i Barçës si duket ka harruar këtë gjë dhe nuk raportohet se po kërkohet ndonjë klub i ri për Gomes apo për shitjen e tij përmanente…

Së fundmi, qenë Andre Gomes i cili ka folur rreth së ardhmes të tij dhe ka thënë disa fjalë interesante të cilat ndërlidhen me atë se vet lojtari nuk dëshiron t’i shkëputë lidhjet me klubin blaugrana…

‘Po, unë për momentin jam në Everton dhe po e shijoj kohën time këtu. Por, mos të harrojmë se unë ende jam lojtarë i Barcelonës’ – u shpreh Gomes, komentet e të cilit nuk u pritën mirë nga fansat blaugran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *