Bartomeu si ‘boss’: ‘Ja pse ne e përfunduam nënshkrimin e De Jongut që në janar’

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është rikthyer për t’u deklaruar në lidhje me lëvizjen që realizoi gjatë merkatos dimërore ku finalizoi marrëveshjen e transferimit të mesfushorit të Ajaxit, Frenkie de Jong që do i bashkohet katalanasve pas përfundimit të këtij sezoni.

Ai bëri të ditur se faktikisht nënshkrimi me holandezin nuk ishte e planifikuar që të ndodhte që në janar, por të finalizohej dhe të zyrtarizohej në verë, por ishte e detyruar të ndodhte diçka e tillë.

‘Nënshkrimi me De Jongun ishte e supozuar të kryhej në verë, por ne e dinim se disa klube po bënin presion të lartë të nënshkruanin me të, kështu që ne duhej të intervenonim dhe t’a përfundonim këtë punë,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *