Bartomeu: ‘Ousmane Dembele është më i mirë se Neymar!’

Për shkak të moshës së tij, Dembele ende nuk i ka ndjekur deri në fund hapat e Neymar, por ai padyshim që na bën ta harrojmë mungesën e brazilianit.

Rreth largimit të tij dhe rreth Dembeles së fundmi ka folur edhe presidenti i Barcelonës, Josep M. Bartomeu, i cili ishte prezent në radio kanalin ‘cadena ser’.

‘Me paratë e Neymar, ne e krijuam një projekt të ri. Sollëm Dembelen dhe Coutinhon. Dembele është më i mirë se Neymar. Ai është tek Barça dhe është shumë më i mirë’ – ishin fjalët e Bartomeut…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *