Bartomeu: ‘Messi nuk do largohet edhe nëse i vendosim 1 euro klauzolë!’

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në një intervistë të bërë së fundmi për një kanal televiziv spanjoll, ka diskutuar rreth temave të ndryshme, ndërsa kryesorja ishte kontrata e përjetshme që do i jepet Messit…

Presidenti i klubit blaugrana që moti ka thënë se para përfundimit të mandatit të tij, ai do rinovojë përjetësisht kontratën e Leo Messit, diçka që do e mbajë atë këtu deri në fund të karrierës…

‘Ai e ka kaluar jetën këtu dhe ka qëndruar më gjatë sesa tek Argjentina. Jeta e tij është e lidhur me Barçën, ashtu siç ishte e Pele’s me Santosin. E mira është se edhe Messi dëshiron të qëndrojë, deri në atë nivel sa që ne edhe nëse ia vendosim klauzolën 1€, ai nuk do largohet’ – u shpreh Bartomeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *