Bartomeu: ‘Me paratë e Neymarit ne kemi krijuar një projekt’

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është deklaruar në lidhje me projektin që ata krijuan pas largimit të Neymarit nv drejtim të PSG-së për një shifër rekorde prej 222 milionë euro, që shkroi histori në merkato të futbollit.

Në lidhje me këtë, Bartomeu u deklarua se ata shfrytëzuan paratë e shitjes së tij për një projekt gjigant duke transferuar kështu dy super yje si Dembele dhe Coutinho.

“Unë e kam sqaruar se ne kemi një projekt me Dembelen dhe Coutinhon me paratë nga Neymari. Niveli i Dembeles tani është më i mirë se i Neymarit, ai është shumë i mirë dhe madje ende nuk është përshatur në gjithë forcën me klubin,” deklaroi presidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *