Bartomeu kundër rregullit të ri të FIFA’s!

Siç u raportua dje nga presidenti i FIFA-s, Giovanni Infantino, planifikohet që Kupa e Botës 2022 të përmbajë 48 kombëtare në vend të 24 sa janë tani, dhe kjo që t’iu jepet më shumë mundësi kombëtareve më të vogla që të shijojnë këtë kompeticion.

Por, shumë fansa dhe njerëz eminent janë kundër këtij veprimi të FIFA-s (i cili ende nuk është konfirmuar). Ndër personat që refuzojnë këtë gjë ishte edhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu…

Bartomeu dha mendimin e tij për këtë ide të Infantinos, kështu edhe duke e mbrojtur mendimin e tij me argumente të cilat tingëllojnë shumë logjikshëm… Fjalët e tij ishin:

‘Nuk duhen 48 kombëtare. Kjo sepse ne duhet të kujdesemi për lojtarët tanë. Kur do të pushojnë ata nëse Kupa e Botës bëhet aq e gjatë? Ne duhet t’iu japim pushim atyre pas një sezoni të gjatë që kanë kaluar me klubet. Barça në mënyrë absolute e kundërshton këtë ide të FIFA-s.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *