Bartomeu ka një mesazh për Samperin pas largimit të tij!

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu në një postim në profilin e tij privat në rrjetin social, Twitter, ka shprehur falendërim për Sergi Samperin.

Sergi Samper i është bashkuar Vissel Kobes ku sot edhe mbajti konferencën lamtumirëse me klubin para se të udhëtojë për në Japoni për t’iu bashkuar klubit të tij të ardhshëm.

“Faleminderit Samper, për mbrojtjen e ngjyrave të Barçës me një angazhim dhe përkushtim të tillë të madh, nga La Masia në skuadrën e parë. Barça do të jetë gjithmonë shtëpia juaj,” shkroi presidenti blaugran.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *