Bartomeu hidhet në garë, ka tre opsione për qendër sulmues!

Tashmë jemi të vetëdijshëm se Barcelona do të jetë në kërkim të një qendër sulmuesi gjatë merkatos së ardhshme verore dhe e gjithë kjo lidhet me moshën dhe formën e dobët herë pas here të Suarezit.

Kështu që, sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, bordi i Barcelonës tanimë ka 3 opsione në tavolinë për këtë pozitë. 2 opsione vijnë nga La Liga, pasi që bëhet fjalë për Andre Silvan dhe Maxi Gomezin.

Megjithatë, si opsion më i favorizuar dhe më i përshtatshëm nga bordi katalanas shihet të jetë sulmuesi, i riu i Eintracht Frankfurt, Luka Jovic që i’a ka marrë zemrën Bartomeus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *