Barcelona nuk ua fal lojtarëve që nuk treguan respekt!

Në këto muaj të fundit, shumë lojtarë janë ndërlidhur me Barcelonën, e në mesin e tyre janë edhe ata ‘dy’ që njëherë ia kthyen shpinën klubit blaugrana…

Siç raporton ‘md’, Neymar dhe Antoine Griezmann janë penduar për vendimet e tyre. Njëri dëshiron ta kthejë kohën dhe mos të largohet nga Barcelona, ndërsa tjetri dëshiron që ta kthejë dhe të zgjedh Barçën.

‘md’ poashtu shkruan se tek Barcelona ekziston një ligj: ‘nëse ti nuk ke treguar respekt dhe nuk e ke zgjedhur Barcelonën në herën e parë, ty nuk do të ofrohet një shansë i dytë.’

E njejta vlen për Neymarin dhe Griezmannin, të cilët duan që të vijnë në Barcelonë. Megjithatë, klubi blaugrana i ka fshirë emrat e tyre dhe është distancuar nga ta, ku prej kohësh iu ka uruar fat në aventurat e tyre të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *