Barça vs United – ja çfarë thotë historia!

Shorti i sotëm i orës 12:00 vendosi që Barcelona dhe Manchester United të përballen mes vete në kuadër të çerek-finaleve, ku ndeshja e parë do luhet në Angli, ndërsa e dyta në Spanjë.

Shikuar historikisht, Barcelonës aspak nuk i konvenon ky short me djajtë e kuq. Klubi blaugrana ka fituar dy herë kundër Manchesterit në finale, por kjo gjë nuk vlen në fazën eliminatore.

Barça asnjëherë nuk ka kaluar në fazën tjetër të kompeticioneve Europiane kur është përballur me United. Këta të fundit kanë diskualifikuar klubin blaugrana në përballjen e vitit 1984 në çerek-finale dhe 2008 në gjysëm-finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *