Barça vendos për sulmuesin e ri – çmimi paksa i lartë!

Tashmë një kohë të gjatë, skautët e Barcelonës po ndjekin sulmues të ndryshëm të cilët do i bëjnë konkurrencë Luis Suarezit duke filluar nga sezoni i ardhshëm…

Skautët e klubit blaugrana janë munduar që të jenë sa më të fshehtë në ndjekjen dhe kërkimin e këtyre sulmuesve, por, ata gjithmonë janë shfaqur nëpër rrjete sociale, kështu duke mos mundur t’iu ikin gazetarëve!

Një gjë e tillë ka ndodhur në ndeshjen mes Interit dhe Frankfurtit, ku krerët e klubit blaugrana u panë në San Siro. Ata kishin ardhur që ta ndjekin sulmuesin e klubit gjerman, Luka Jovic.

Ky i fundit thuhet se është opsioni më serioz i Barcelonës dhe i njejti do kushtojë 46 milionë €. Klubi blaugrana do mundohet që ta sjell lojtarin përgjatë merkatos së verës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *