Barca ‘thumbon’ PSG-në, pas humbjes nga United. (FOTO)

 

Manchester United mbrëm ka arritur të mposhtë PSG-në me rezultat 1-3 në stadiumium ‘Parc des Princes’, kështu anglezet u kualifikuan në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Eleminimi i PSG-së nga United erdhi njejtë sikur ai i Barças ndaj klubit francez në vitin 2017, ishte Marcos Rashford ai që shënoj gol në minutat e fundit të ndeshjës duke e eleminuar klubin parisien.

Duke parë marrëdhëniet jo të mira ndermjet klubit të PSG dhe Barcelonas, këta të fundit i janë gëzuar humbjës së PSG.

Në mengjesin e sotëm klubi katalunas ka postuar një foto të Sergi Robertos duke qeshur, djaloshi i cili shënoj golin e gjashtë në Camp Nou para dy vitësh, komentet e shumuta ishin që kjo foto i’u dedikua klubit nga Franca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *