Barça po e transferon sulmuesin që kushton 80 milionë euro

Barcelona tani e di atë që Lille dëshiron për sulmuesin e tyre Nicolas Pepe, nga Bregu i Fildishtë. Gerard Lopez, presidenti i skuadrës franceze, foli për RMC Sport dhe tha se klubi do të shiste atë për “mes 50 dhe 80 milionë euro”.

Lopez e di që Pep, do të largohet nga klubi në fund të sezonit. Bayern Munich dhe klubet e ndryshme të Premier Leagues u interesuan rreth objektivit të Barcelonës.

Nga fillimi Lopez tha se Pepe nuk do të largohej për më pak se 50 milionë. Një klub kinez ofroi 80 milionë, por sulmuesi nuk po planifikon që të triumfojë diku tjetër jashtë Europës.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2022 pas transferimit nga Angers për 10 milion euro. Barca shpreson se marrëdhëniet e mira midis Lopez dhe drejtorit sportiv Eric Abidal do t’i ndihmojnë ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *