Barça në gjysmëfinale, Messi dhe Coutinho e çojnë Unitedin në shtëpi

Barcelona ka mposhtur Manchester Unitedin sonte në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të fazës së dytë të çerek finaleve të Champions Leagues.

Pas fitores mjaftë të vlefshme që ka arritur në Old Trafford me rezultat 1 – 0, Barça vulosi fitoren dhe kualifikimin në fazën e dytë sonte në Camp Nou.

Ishte Messi që ishte protagonisti i ndeshjes dhe shënoi dy gola në pjesën e parë, respektivisht në minutën e 16-të dhe të 20-të.

Në pjesën e dytë pamë raste të tjera, mirëpo përmblerdhur në to, shënoi edhe Coutinho në minutën e 61-të për t’i çuar shifrat në 3 – 0.

Barça do të pret në gjysmëfinale fituesin e ndeshjes Porto – Liverpool.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *