Barça me mundësinë që ta përfundojë La Ligën nesër!

Jemi në atë fazë të sezonit ku çdo ndeshje dhe çdo ‘3’ pikë të fituara janë kruciale për ta vendosur fituesin e ligës, e Atletico Madrid nuk është duke e marrur seriozisht garën që po e zhvillon me klubin blaugrana.

Atletico humbi kundër Athletic Bilbaos në San Mames, kështu duke i dhënë Barcelonës një mundësi të artë për tu larguar me 10 pikë nga ta dhe kështu për t’i dhënë ‘vulë’ asaj se kush do jetë fituesi i La Ligës për këtë sezon.

Megjithatë, duhet cekur se Barcelona nuk e ka të lehtë ndeshjen e nesërme. Ata luajnë në stadiumin ‘Benito Villamarin’ kundër Real Betis dhe ky kundërshtarë gjithmonë i ka shkaktuar ‘kokëdhimbje’ klubit blaugrana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *