Barça kryen stërvitjen, merr tre pikë në Bernabeu

Barcelona ka fituar edhe ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Real Madridit, poashtu për të dytën herë brenda javës mposhtë Real Madridin.

Barcelona ishte mysafire e Realit sonte në kuadër të xhiros së 26-të në kampionatin spanjoll, La Liga në një ndeshje mjaftë vendimtare.

Mirëpo, ndeshja nuk dukej të ishte edhe aq interesante, pasi Barça luajti qetë dhe dominoi edhe një tjetër ndeshje në Bernabeu.

Rakitic shënoi në pjesën e parë për të zhbllokuar shifrat dhe për t’i dhënë avantazhin Barçës, njëherit ishte lojtari që shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Ndeshja u përmbledhë edhe me disa raste tjera nga të dy anët, mirëpo nuk kishte asgjë konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *