Barça iu premton lojtarëve: ‘kualifikohuni, dhe ne do ua mundësojmë këtë gjë!’

Klubi i Barcelonës dhe presidenti i saj kanë ardhur me një ide të re për t’i motivuar lojtarët në prag të ndeshjeve të rëndësishme dhe ndeshjeve që caktojnë fatin e klubit gjatë sezonit.

Ideja ‘rrotullohet’ rreth parave. Bartomeu iu ka premtuar lojtarëve se nëse kualifikohen në gjysëmfinale duke e mposhtur Manchesterin sonte, ai do iu ofrojë atyre nga 1 milionë € (secilit).

Siç raporton ‘radio cat’, kjo metodë e bonuseve nuk është përdorur më parë përveç se në finale, prandaj praktikimi i saj pritet të sjell rezultate pozitive tani në vijim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *