Barça duhet ta shesë yllin e madh që ta blejë De Ligt!?

Pas blerjes së De Jong, tani thuhet se synimi i Barçës është shoku i tij, Matthijs de Ligt. Por, klubi blaugrana duhet të harxhojë shumë të njejtë të parave sikurse me De Jong dhe shtrohet pyetja se a ekziston një gjendje financiare e tillë…

Para disa ditësh, presidenti Bartomeu ishte në një intervistë për ‘cadena ser’, ku ai tha se Barça është e interesuar për mbrojtësin holandez dhe se klubi blaugrana është në gjendje të mirë financiare që ta blejë atë.

Por, gazetat raportojnë diçia ndryshe. ‘as’ e filloi mëngjesin e sotëm me artikullin se nëse Barcelona dëshiron ta blejë De Ligt, atëherë duhet të shitet Philippe Coutinho në mënyrë që të mblidhen paratë e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *