Barça drejtuar Griezmannit: ‘do të paguajmë sa të duash, vetëm eja!’

Kemi qenë dëshmitarë të një ‘drame’ dhe dokumentari të krijuar nga Antoine Griezmann gjatë verës së kaluar, i cili publikisht në të e tregoi vendimin rreth së ardhmes të tij, pas shumë ‘zërave’ se ai do transferohet tek Barça.

‘Kam vendosur të qëndroj’ – ishin fjalët e Griezmann në atë dokumentarë, fjalë të cilave iu deshtën vetëm 9 muaj që të ndryshojnë dhe të marrim kuptim tjetër.

Nëse iu ka ikur, gazeta e mirënjohur franceze, “l’equipe”, raportoi se Griezmann ka ndryshuar mendimin dhe tani dëshiron të transferohet tek Barcelona. E gjithë kjo pas eliminimit të Atleticos në Champions…

Poashtu, l’equipe raporton se edhe klubi blaugrana ka reaguar pozitivisht ndaj këtij mendimi të Griezmann. Barça i ka premtuar se në qoftë se arrihet marrëveshje, ai do paguhet 16 milionë € në vit dhe do nënshkruajë kontratë 5 vjeçare me Barcelonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *