Barça dërgon ofertën 80 milionëshe për super talentin 19 vjeçar

Barcelona është në mesin e skuadrave që ka mbetur e impresionuar nga super paraqitjet që ka realizuar këtë sezon talenti i madh i Benficas, Joao Felix.

Sipas asaj që raporton e përditshmja madrilene, Marca, Barça tanimë ka filluar punën në mënyrë që t’i sigurojë shërbimet e tij.

Ai është një nga fenomenët e fundit që është paraqitur në skenën e futbollit europian duke dhuruar spektakël me skuadrën portugeze.

Disa nga klubet më të mëdha tanimë kanë hyrë në garën për transferimin e 19 vjeçarit.

Mësohet se Barcelona ka dërguar një ofertë prej 80 milionë euro për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *