‘O sot, o kurrë’ – Barça ka synim që sonte të ndalojë ecurinë e dobët si mysafirë!

Me fillim nga ora 21:30, Barcelona mysafire do luajë kundër Alavesit, një ndeshje në të cilën klubi blaugrana do kërkojë fitoren që eventualisht të krijojë mundësi për ta fituar titullin në Camp Nou të shtunën.

Megjithatë, Barça dhe fitorja si mysafirë janë shumë larg njëra-tjetrës në La Liga. Kjo pasi blaugranasit nuk kanë fituar në dy ndeshjet e fundit si mysafirë, duke barazuar me Villarealin dhe me Huescën.

Përndryshe, ekzistojnë dy mundësi nëse Barcelona fiton sonte: ose do sigurohet titulli (nëse humb Atletico nesër kundër Valencias), ose do krijohet hapësirë që të fitohet i njejti në Camp Nou kundër Levantes.

Liverpooli po afrohet, por ‘treshja’ e Barcelonës nuk është kompletuar!?

Ndeshja kundër Liverpoolit do jetë një finale përpara finales, e cila pritet të jetë gjysëmfinalja më atraktive ndonjëherë e luajtur në Ligën e Kampionëve.

Sytë janë të kthyer kah kjo ndeshje, dhe pse jo, e njejta mund të ketë shikueshmëri më të madhe sesa finalja e Madridit. Kanë mbetur edhe 9 ditë deri te kjo ndeshje dhe tek Barça ende ka ‘polemika’.

Kjo pasi klubi blaugrana ende ka një ‘treshe’ të pakompletuar, për dallim nga Liverpooli. Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho po konkurojn mes vete për ta siguruar këtë pozicion, por asnjëri nuk e ka të garantuar deri më tani.

Fabregas: ‘Nuk do shohim një Messi apo Cristiano tjetër!’

Me daljen e talentëve të shumtë në botën e futbollit, njerëzit kërkojnë risi dhe shohin kënaqësi në përcjelljen e lojtarëve të rinj, kështu duke harruar veteranët e dekadës së fundit, Messi dhe Ronaldo.

Së fundmi, ‘erupsioni’ që po kalon Kylian Mbappe ka bërë që ai të krahasohet me Messin dhe Ronaldon. Megjithatë, vetëm ata që kanë përjetuar periudhën e artë të dy ikonave të futbollit e dinë se nuk mund të ekzistojë krahasimi me ta.

Ka qenë ish-lojtari i Barça’s, Cesc Fabregas, i cili ka komentuar ‘krahasimet’ që bëhen mes Mbappe’s dhe Messi & Ronaldos:

‘Mbappe duhet ta dëshmojë se është në nivelin e tyre. Unë nuk mund ta besoj se do ketë ndonjë Messi apo Cristiano tjetër. Por, vlen të ceket se shoh gjëra të ngjajshme tek Mbappe’ – u shpreh Cesc.

Barça do ia rinovojë kontratën ‘motorit’ të skuadrës!

 

Kur ai erdhi në fillim, thuhej se do jetë vetëm një ‘Paulinho i dytë’ i cili nuk ka lidhje me stilin e blaugranëve dhe se nuk përshtatet këtu. Megjithatë, ai dëshmoi kualitete të papara tek Barcelona…

Siç raportojnë gazetat e afërta me klubin blaugrana, Bartomeu dhe i gjithë stafi i tij janë shumë të kënaqur me Arturo Vidalin dhe pritet që atij t’i rinovohet kontrata për edhe një vit tjetër.

Momentalisht, kontrata e kilianit skadon në vitin 2022, ndërsa Barcelona pritet t’ia rinovojë deri në vitin 2023. Kjo do jetë si shenjë falenderimi për përkushtimin e dhënë nga Arturo Vidal, ndonëse gjendet këtu vetëm 1 vit.

Barça cakton klubin anglez për tu përballur në ‘Kupën Gamper’!

Siç është bërë zakon i klubit blaugrana, Barcelona zhvillon një ndeshje në parasezon në kuadër të Kupës “Joan Gamper”, e cila luhet në nder të zbuluesit të Barça’s dhe ngjyrave kuq e kaltër.

Një ndeshje e tillë luhet më së shpeshti në gusht, ndërsa siç raportojnë gazetat spanjolle, datat e caktuara janë 3 ose 4 gusht. Kundërshtari i caktuar është klubi anglez, Arsenal.

Megjithatë, ky kundërshtarë mund të anulohet pasi nëse Barça fiton Champions Ligën dhe nëse Arsenali fiton Europa Ligën, të dyja do përballen më 14 gusht në kuadër të Super Kupës së Europës (të organizuar nga UEFA).

Në Itali po bëhen gati që Cristiano Ronaldo të fitoj Topin e Artë.

 

Juventus ka mposhtur Fiorentinan ditën e sotme në kuadër të xhiros së 33-të në Seria A me rezultat 2-1, me këto tre pikë ‘Zonja e Vjetër’ e siguroj titullin e ligës në mënyrë matematikore.

Por siç raportojn mediat në Spanjë, lojtarët e Juventus dhe vetë Cristiano Ronaldo beson se ai do të jetë fituesi i Topit të Artë për vitin 2019 edhe pse ata janë larguar nga Liga e Kampionëve  në fazën e qerekfinales.

Kjo sepse me trofeun e fituar në ditën e sotme të Seria A, portugezi u bë lojtari i parë në historin e futbollit që ka fituar tre tituj në liga të ndryshme: Premier Ligë, La Liga dhe tani atë në ligën italiane.

De Jong: ‘Nuk më pengon nëse e fitoj Barçën në finale!’

 

Frenkie de Jong do prezantohet si lojtarë i Barcelonës më 1 korrik, ndërsa deri atëherë duket se ai do e respektojë kontratën dhe determinimin e tij me klubin holandez, Ajax.

Në një intervistë të bërë së fundmi (e cila është raportuar nga ‘sport’), De Jong ka theksuar se nuk i pengon asgjë që të përballet me Barcelonën dhe ta mposhtë të njejtën…

‘Nuk do më pengonte një finale kundër Barcelonës dhe nuk do më pengonte t’i fitojmë ata. Unë jam ende lojtarë i Ajax dhe përgjatë kësaj kohe, unë dua që Ajaxi të ketë sukses dhe t’i fitojë gjitha trofetë e mundshme’ – u shpreh Frenkie.

Leo Messi: ‘Kush kërkon largimin e Coutinhos, nuk është tifoz i Barcelonës.’

 

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi i ka dhën mbështetje maksimale mesfushorit brazilian Philippe Coutinhon, argjentinasi ka thënë se Coutinho është një nga mesfushorët më të mirë në botë, andaj ata që duan largimin e tij nga skuadra e Barcelonës nuk ja duan të mirën këtij ekipi dhe nuk janë tifoz katalunas.

‘Në të gjithë i dijm aftësit e Coutinhos është lojtar vendimtar, ai kishte influenc tek skuadra e Liverpoolit, në kombëtaren e tij por ka edhe tek Barcelona.’ tha fillimisht Messi.

‘Ata që kërkojn largimin e tij nuk jan tifozë të Barcelonës sepse një lojtarë më aftësi të tilla të gjithë e duan në ekip.’

‘Ka pasur momente kur edhe unë, apo Suarez ose ndonjë lojtarë tjetër ka qen jashtë formës duke mos përformuar mirë, por askush nuk e ka kërkuar largimin tonë, kështu që Coutinhos duhet ti japim mbështetje maksimale, Barcelona ka nevoj për lojtarë të tillë.’

Sergio Ramos: ‘Liverpool me fat, kalon leht për në finalen e Madridit.’

 

Mbrojtësi i Liverpoolit, Sergio Ramos beson se skuadra e Liverpoolit do të kaloj shumë lehtë në finale, kjo pasi që Barcelona nuk ka tradit në Ligën e Kampionëve.’

‘Skuadra e Liverpoolit besoj se kishte fat, kjo sepse ata do të luajn ndaj një kundështari që nuk ka tradit në Ligën e Kampionëve, unë mendoj se ata lehtësisht do të kalojn në finalën e Madridit.’ tha fillimisht ai.

‘Ne u mposhtëm nga Ajaxi në 1/16 e finalës, por kjo nuk do të thotë që sezonin e ardhshëm nuk jemi favorit për t’a fituar trofeun, ne kaluam momente të vështira në muajt e fundit dhe ishte e natyrshme të kishim rezultate aspak të mira.’

‘Sa i perketë ndeshjës Tottenham – Ajax, shpresoj që holandezet të kalojn më tutje, ata bërën një sezon madhështorë dhe puna e tyre duhet të shperblehet.’ përfundoj mbrojtësi spanjollë

Ronaldo: ‘Topi i Artë këtë sezon duhet t’i takoj Salah, Messi nuk ka shanse.’

Cristiano Ronaldo i cili është mposhtur nga Ajaxi në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma ka folur për herë të parë para mediave.

‘Ne ishim të përgaditur shumë mirë për ndeshjën në Torino, ishim të bindur se do të shkonim tutje, por ndodhi ajo që nuk e priste askush, ndoshta sepse ne i nenvlersuam Ajaxin.’ tha fillimisht ai.

Topi i Artë 2019? ‘Unë e shoh Mohamed Salah si fitues në këtë vitë, po kalon në një sezon fantastik.’ Por Messi? ‘Per mendimin tim nuk e meriton, nuk ka shanse.’

Do të largohesh nga Juventusi? ‘Unë ende si kam mbushur një vitë këtu, nuk e mendoj aspak largimin, tani duhet t’a mbyllim këtë sezon dhe gjatë verës të punojm shumë për sezonin e ardhshëm.’ Përfundoj portugezi.