Formacioni i Barçës për ndeshjen kundër Alavesit (FOTO)

Barcelona do të përballet me Alavesin sonte me fillim nga ora 21:30 në ndeshjen që do zhvillohet në kuadër të xhiros së 34-të në kampionatin spanjoll, La Liga.

Katalanasit do të jenë mysafirë të Alavesit teksa do synojnë fitoren e rradhës në kampionat për të vazhduar sigurt drejt përfundimit të ‘muhabetit’ të titullit kampion.

Valverde tanimë e ka të pasqyruar gjendjen e skuadrës dhe ‘a ka bërë me dije lojtarëve se megjithëse kampionati veçse është siguruar, fitorja është e domosdoshme.

Më poshtë mund t’a gjeni formacionin e mundshëm sipas të gjitha gjasave me të cilin tekniku do e nisë ndeshjen:

FOTO

Leo Messi mund të arrijë diçka ‘speciale’ nesër!

Para 1 viti, Andres Iniesta përfundimisht dorëzoi shiritin e kapitenit tek Leo Messi, ashtu që argjentinasi u ‘detyrua’ të bëhet udhëheqësi i skuadrës (njejtë siç është tek kombëtarja e tij)!

Por edhe gjatë kohës së Iniestës, ka pasur shumë raste kur Leo Messi ka qenë përkohësisht kapiten i skuadrës si rezultat i ndonjë dëmttimi të ish-mesfushorit legjendarë apo vendimi teknik që të mos luajë.

Duke përmbledhur gjithë këto, Messi ka udhëhequr skuadrën e Barçës për 99 herë, ndërsa ndeshja e nesërme me Alaves do jetë e 100-ta e tij si kapiten i klubit blaugrana (normalisht nëse inkuadrohet në formacion).

Valverde e ndalon transferimin e super lojtarit në Barcelonë.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde dëshiron të sigurohet që harmonia dhe gëzimi do mbizotërojë mbi kampin katalanas, dhe nuk do donte ndonjë lëvizje të klubit këtë verë që do t’a priishte këtë.

Megjithëse u përfolë shumë dhe u hap përsëri tema e transferimit të Antoine Griezmannit, ku edhe vet ky i fundit ishte i gatshëm të transferohej në Camp Nou, shumë lojtarë të Barçës duke pasur parasysh atë që ndodhi vitin e kaluar kanë dalur kundër këtij transferimi, edhe pse nuk e kanë shprehur publikisht.

Për këtë arsyeje sipas disa burimeve të afërta me klubin, Valverde i’a ka bërë me dije presidentit Bartomeu se nuk do ishte e nevojshme transferimi i tij në Camp Nou.

Tifozët i bëjnë lutje skuadrës: ‘Mos fitoni sonte kundër Alavesit!’

Se do vinte gjendja kur tifozët e Barcelonës do luteshin që Barça të mos fitonte sonte kundër Alavesit, padyshim se do na dukej diçka e pamundshme nëse kjo do ndodhte në fillim të sezonit.

Megjithatë, skuadra e Barcelonës është gati t’a fitojë edhe matematikisht titullin, dhe kjo mund të arrihet që nga përballja e sontme me Alavesin nëse Barça fiton sonte dhe Atletico humb nesër.

Mirëpo, tifozët në Twitter kanë hapur një lloj ‘fushate’ ku i kërkojnë skuadrës të mos fitojnë sonte.

Kjo për faktin se ata dëshirojnë që Barça t’a sigurojë kampionatin në fundjavë, para tifozëve prezent në Camp Nou.

Moment që ju ka humbur, Coutinho futet në lojë, Messi e duartroket (VIDEO).

Në ndeshjen e së shtunës kundër Real Sociedad, Philippe Coutinho nuk startoi nga minuta e parë, por u inkuadrua në të dytën me daljen e Ousmane Dembele’s nga fusha.

Ai moment ishte tejet interesant, pasi pritej se si do reagojnë fansat me hyrjen e brazilianit kur ai para disa ditëve festoi paksa çudiitshëm me Manchester United, me të cilën edhe u drejtua kah fansat.

Fishkëllimat dhe duartrokitjet ishin të përziera nga fansat, por kur Messi e pa se më shumë dominojnë fishkëllimat, ai si një kapiten i vërtetë filloi të duartrokasë për brazilianin. Këtë mund ta shihni në videon e mëposhtme…

VIDEO

Cillessenit ia bëjnë ‘shpinën më të butë sesa barku!’

Skuadra e Barcelonës sot në orën 18:15 e filloi stërvitjen e fundit në të cilën morrën pjesë të gjithë lojtarët (pa ndonjë mungesë të madhe), ndërsa fokusi është në ndeshjen e nesërme kundër Alaves.

Megjithatë, stërvitja e sotme filloi paksa ndryshe, ndërsa kjo pasi Jasper Cillessen festonte ditëlindjen e tij të 30-të. Siç ishte zakon, portieri holandez është dashur të hyjë në ‘tunelin e goditjeve’ të krijuar nga lojtarët e tjerë.

Në përgjithësi, ky moment ndikoi që të rritet sadopak atmosfera në stërvitje, pasi e njejta mund të jetë e mërzitshme ndonjëherë për lojtarët

Dani Alves: ‘Coutinho do jetë pasardhësi i këtij lojtari!’

Ndonëse Coutinho nuk e ka mbështetjen e fansave momentalisht, ai ka mbështetjen e bashkëlojtarëve dhe shokëve të tij të cilët padyshim që do e motivojnë brazilianin të gjejë ritmin e tij tek Barça.

Së fundmi, ka qenë Dani Alves ai i cili i ka dalë në mbështetje Coutinhos. Ish-lojtari i Barcelonës poashtu përdori mbiemra të shkallës sipërore për ta përshkruar mesfushorin blaugran:

‘Nënshkrimi i Barcelonës me Coutinhon ishte gjëja më e mirë që ka bërë klubi viteve të fundit. Ai mund të luajë në mesfushë në mënyrë ideale dhe të jetë edhe pasardhësi i Iniestës, padyshim’ – tha Alves

Dani Alves: ‘Xavi do të bëhet trajner sikurse Pep Guardiola dhe Cruyff!’

Ekipi i PSG siguroi titullin e ligës franceze mbrëmë, ashtu që ish-lojtarët e Barcelonës si Neymar dhe Dani Alves, janë bërë kampion të Ligue 1 për herë të dytë rradhazi.

E sot, Alves morri pjesë në një intervistë në një kanal francez, në të cilën ai foli rreth triumfit të PSG në Francë, por u përgjigj edhe ndaj disa pyetjeve që kishin lidhje me ish-klubin e tij.

Braziliani u pyet se çka mendon për Xavin dhe mundësitë e tij të bëhet trajner i Barcelonës, ku nuk hezitoi të thotë fjalë të mira për ish-bashkëlojtarin:

‘Johan Cruyff është i pari, Pep Guardiola i dyti, ndërsa trajneri i tretë më i mirë do jetë Xavi. Unë besoj në këtë gjë’ – u shpreh Alves.

Valverde me synim të qartë: ‘këtë javë do kryhet kjo punë!’

Barcelona është jashtëzakonisht afër titullit të La Liga’s dhe në prag për tu bërë kampion për të 26-tën herë në këtë kompeticion. Por, duhen edhe disa pikë…

Klubi blaugrana duhet të fitojë edhe dy ndeshjet e kësaj jave dhe ata do shpallen kampion të La Liga’s. E para është kundër Alaves, ndërsa e dyta është kundër Levantes në Camp Nou.

Siç raportojnë gazetat, Ernesto Valverde do luajë me më të fortët në këto ndeshje, pasi kështu do e siguronte titullin, ndërsa më pas do fokusohej plotsisht në Champions League.

Kundër Alaves mund të ketë ndonjë eksperiment të vogël, por synimi i teknikut spanjoll është i qartë: ai dëshiron t’i sigurojë punët që tani, ndërsa më pas do ketë kohë të përgatitet për çdo sfidë që del përpara!

Arthur: ‘Pique duket sikur të jetë i gatshëm për ndonjë martesë!’

Arthur Melo ka bërë një intervistë interesante në ditën e sotme me të përditshmën ‘mundodeportivo’, në të cilën ai ka folur rreth shumë temave atraktive me gazetarin.

Nga shumë të tilla, figuronte edhe pyetja e gazetarit se cili është lojtari më i ‘bukur’ në skuadër, ndërsa braziliani dha një përgjigje interesante dhe qesharake:

‘Më i bukuri duhet të jetë Pique. Ai është i gjatë dhe ka një formë të mirë të fytyrës, duket sikur të jetë i gatshëm për ndonjë martesë që paraqitet në çfarëdo kohe (qesh). Geri ka karakter, është një djalë i cili vazhdimisht buzëqeshet’ – tha Arthur.