Arrihet marrëveshja me De Ligt, ja sa do i kushtojë ai Barçës

Sipas asaj që raporton e përditshmja angleze, ESPN, Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e qendër mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt.

Në mesin e shumë klubeve që kanë pasur interesim për të ishte edhe Barça, dhe siç duket holandezin e ka tërhequr më shumë lëvizja në Camp Nou.

Disa burime të afërta brenda klubit kanë bërë të ditur se marrëveshja me katalanasit është arritur për shifrën e 80 milionë eurove.

Megjithatë, zyrtarizimi sipas ESPN do bëhet pas përfundimit të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *