Alena: ‘Po t’i kishte Girona fanellat e bardha ne do fitonim’

Sulmuesi i Barcelonës, Carles Alena ironizoi mbi rezultatet që Barcelona pati kundër Real Madridit javën e kaluar pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Gironës.

Megjithëse Barcelona humbi kundër Gironës me rezultat 1 – 0 në një kompeticion jozyrtar siç ishte finalja e SuperKupës së Katalonjës, disponimi brenda skuadrës nuk ishte humbur gjithsesi dhe kjo u pa edhe nga deklarata e Alenas pas ndeshjes që e lidhi me Realin.

“Ndeshja ishte në nivel në përgjithësi. Ne kishim disa raste por nuk i’a arrritëm t’i konkretizonim si duhet. Gjithsesi, besoj se po t’i kishte Girona fanellat e bardha ne do fitonim,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *