A e dha Cillessen ‘sinjalin’ për klubin e tij të ardhshëm!

Ndeshjet e mbrëmshme në Champions si duket nuk ishin emocionuese vetëm për fansat, por edhe për lojtarët e ndryshëm, ku në listën e tyre hyn edhe Jasper Cillessen.

Portieri holandez mbrëmë postoi një fotografi në instagramin e tij ku shihej se si ai po e shikon ndeshjen mes Real Madridit dhe Ajax. Gjithashtu, Cillessen kishte shkruar: ‘të shkojmë, Ajax!!!’.

Përndryshe, ne kujtojmë zërat se ky sezon mund të jetë i fundit i Cillessen me Barcelonën dhe se ai do të largohet në verë. Me atë që bëri mbrëmë, destinacioni i tij duket se do jetë klubi holandez i lartëpërmendur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *