A e dëshironi Griezmannin tek Barça!? – votojnë fansat…

Emri ‘Antoine Griezmann’ është bërë trend nëpër rrjete sociale me raportimet e burimeve të ndryshme për ardhjen eventuale të tij tek Barcelona gjatë merkatos së verës.

Rreth kësaj, gazeta ‘mundodeportivo’ ka krijuar një sondazh në të cilin ka pyetur fansat se a do e pranonin Griezmannin tek Barcelona, por votimet e tyre nuk duket se janë edhe aq optimiste…

Fansat nuk kanë harruar atë që bëri francezi gjatë verës. Ai publikoi një dokumentarë ku e tregoi vendimin e tij se do qëndrojë në Atletico, ndërsa i njejti u konsiderua si një ‘dramë’ e vërtetë e Griezmannit i cili nuk duhej që ta bënte një gjë të tillë.

Tani, 80% e fansave në sondazhin e lartëpërmendur kishin votuar për një ‘JO Definitive’ rreth ardhjes së Griezmann, 8% kishin votuar vetëm ‘JO’, ndërsa 12%-shi i mbetur kishte votuar për ‘PO’!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *