A do jetë Betisi vetëm ecje nëpër ‘bahçe të babës’!?

Gjithçka ndalon në orën 20:45 sonte, kur Barcelona do përballet me Real Betisin në ‘Benito Villamarrin’, kështu me synimin që të rrit diferencën deri në ’10’ pikë nga Atletico Madrid, dhe pse jo, ta përfundojë La Ligën.

Nëse bazohemi në ndeshjen e luajtur në Camp Nou, Betisi mund t’i shkaktojë shumë ‘kokëdhimbje’ Barcelonës. Ata i dhuruan ‘shkollë klubit blaugrana në Camp Nou, dhe asgjë nuk i ndalon ta përsërisin të njejtën edhe sonte në stadiumin e tyre.

Megjithatë, historia flet ndryshe. Barcelona nuk ka humbur në stadiumin e Real Betis tashmë 11 vite. Humbja e kaluar ishte në sezonin 2007/08, ndërsa rezultati ishte 3-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *