A do e impresionojë Barça Marcus Rashfordin sonte!?

Nëse bazohemi në të thënat e gazetave spanjolle, kjo ndeshje e sontme do jetë ‘speciale’ për Marcus Rashfordin, ndërsa arsyeja është se Barcelona ka kontaktuar me të para disa javëve për një transferim eventual tek Barça.

Barcelona thuhet se do ofrojë 120 milionë për sulmuesin e Manchester United, por ende nuk e ka aprovimin e lojtarit. Prandaj, pritet që klubi blaugrana ta impresionojë atë sonte dhe ta bind për tu transferuar.

Kjo do bëhet me dominim total të Barcelonës me ç’rast Rashfordi do e merr një pasqyrë se Barça është klubi i vetëm i cili mund ta zhvillojë atë si lojtarë dhe ta vendos në majat e futbollit, siç ka bërë me lojtarë të tjerë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *