15 lojtarët e Barçës që do jenë me detyrë kombëtare këtë muaj

Tanimë, klubi me një komunikatë zyrtare ka njoftuar mbi 15 lojtarët e Barcelonës që do të marrin pjesë në ndeshjet e kombëtareve të tyre përkatëse përgjatë këtij muaji.

Duke filluar që nga skuadra e Luis Enriques te kombëtarja spanjolle me lojtarët si Jordi Alba, Sergi Roberto dhe Sergi Busquets, nga ana tjetër edhe Alena me Spanjën U21.

Samuel Umtiti do t’i bashkohet Francës poashtu për përballjet në fjalë. Ter Stegen kombëtares gjermane, ndërsa Cillessen kombëtares holandeze.

Rakitic bën pjesë në listën e lojtarëve të ftuar të Kroacisë, si dhe Semedo për Portugalinë.

Messi rikthehet te kombëtarja argjentinase për dy miqësoret, ndërkohë që Coutinho dhe Melo i bashkohen Brazilit.

Suarez do të luaj nga ana tjetër në Kupën e Kinës për Uruguajanin, ndërsa Vidal do të paraqitet me Kilin, duke mos harruar edhe Murillon me Kolumbinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *