Fansat e Lyonit do luten që Valverde të mos e aktivizojë këtë lojtar nesër

Barcelona do takohet nesër mbrëma me fillim nga ora 21:00 me Olympique Lyonin në kuadër të ndeshjes së parë të 1/16-ave të Champions Leagues, ku francezët do jenë nikoqir të kësaj ndeshje.

E teksa na ndajnë një ditë nga kjo ndeshje, e përditshmja madrilene, Marca raporton se Malcom do jetë ar ma sekrete  e Valverdes për ndeshjen e nesërme.

Braziliani ka shënuar 4 gola kundër Lyonit në karrierën e tij përderisa ka luajtur për Bordeaux.

Adios Alba, Barça gjen zëvendësuesin e tij

Bordi i Barcelonës tashmë ka vendosur të rinovojë kontratën me mbrojtësin e tyre, Jordi Alba që pritet të largohet gjatë merkatos së ardhshme verore.

Katalanasit veçse kanë nisur të mendojnë rreth zëvendësuesit të tij, duke pasur parasysh se gjithnji sipas asaj që raporton e përditshmja katalanase, Mundo Deportivo, mbrojtësi nuk do rinovojë kontratën dhe do largohet.

Barça është e interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Lyonit, Ferland Mendy, shërbimet e të cilit bordit blaugran mund t’i kushtojnë 35 milionë euro.

Barcelona e dëshiron transferimin e Ferland Mendy nga Lyoni për ta zëvendësuar Alban.

 

 

Kujtime të mira nga referi që do ndajë drejtësinë në ndeshjen e nesërme kundër Lyon!

Edhe një ditë na ndan nga ndeshja mes Lyonit dhe Barcelonës në kuadër të 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve, një trofe i cili është prioritet i ekipit këtë sezon.

Siç e konfirmoi edhe ‘uefa’, gjyqtari që do gjykojë ndeshjen e nesërme do jetë Cuneyt Cakir, me të cilin Barcelona ka shumë kujtime të mira nëse kthehemi para 4 viteve…

Në vitin 2015, Cakir e gjykoi finalen e Championsit mes Barcelonës dhe Juventus, ku klubi blaugrana e fitoi trofeun e 5-të në histori. Por, duhet cekur se Cakir ishte gjyqtarë i barazimit me Chelsean në Stamford Bridge sezonin e kaluar.

Kontrata e rinovimit të Valverdes përmban diçka ‘speciale’!

Siç u konfirmua para disa ditëve, Ernesto Valverde ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2021, me opsion për edhe një vit tjetër.

U prit mirë apo jo, tekniku spanjoll tani është plotsisht i fokusuar në pjesën e mbetur të këtij sezoni. Nëse ai përmbush kërkesat e nevojshme (të fitojë trofe), mund që të shkarkohet në fund të sezonit.

Përndryshe, siç raporton ‘sport’, në kontratën e Ernesto Valverdes ka diçka ‘speciale’, e cila iu jep mundësi të rinjve nga La Masia që të luajnë dhe të inkuadrohen më shumë në ekipin e parë.

Kjo do bëhet me krijimin e një ‘hapësire’ në ekipin e parë. Pra, nuk do harxhohen para në lojtarët e ekipeve të tjera, por fokusi do jetë tek Barça B. Momentalisht, Valverde ka 5 emra të cilët mund që të luajnë me ekipin e parë: Riqui Puig, Oriol Busquets, Wague, Miranda dhe Abel Ruiz.

Pse Barcelona mund të dhurojë spektakël në ndeshjen e nesërme!?

Pas 3 barazimeve rradhazi, Barcelona u përball me Real Valladolid në Camp Nou ku arriti t’i fitojë 3 pikët. Megjithatë, ajo që ra në sy ishte performanca e dobët e skuadrës, e cila po vazhdon të jetë prezente një kohë të gjatë.

Pasi Barça ndërpreu ecurinë e barazimeve, pritet që të ndërprejë edhe performancat e dobëta. E kjo mund të fillojë pikërisht nesër kundër Olympique Lyon.

Siç dihet, kompeticioni i Championsit është prioritet i ekipit dhe ndeshja kundër Tottenham në fazën e grupeve është shpresë për fansat blaugran të cilët presin edhe performancë, por edhe rezultate të mira.

Së fundmi, është publikuar një thënje e Ousmane Dembeles i cili thotë se ‘biznesi i vërtetë sapo ka filluar’, duke iu referuar Ligës së Kampionëve. Kujtojmë se edhe Leo Messi tha të njejtat fjalë në fillim të sezonit.

Edhe Gerard Pique pas ndeshjes kundër Valladolid tha se skuadra duhet t’iu rikthehet performancave të mira të martën dhe këto mund të jenë ‘sinjale’ që Barcelona mund të na dhurojë spektakël në ndeshjen me Lyon.

Skuadra ka arritur në Lyon – ja çka do bëhet më pas!

 

Siç ishte edhe e planifikuar, skuadra e Barcelonës ka zbarkuar në Lyon të Francës në orën 12:00, pas një udhëtimi i cili filloi në orën 10:00, kështu duke zgjatur dy orë.

Lojtarët tani po qëndrojnë në hotel, ndërsa nga aty do largohen diku kah ora 18:00 dhe do nisen për në stadiumin e Lyon. Atje, pritet të organizohen dy evenimente të rëndësishme.

E para, Ernesto Valverde do jep konferencë për shtyp bashkë me një lojtarë tjetër, ndërsa pas saj, e gjithë skuadra do zhvillojë stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së nesërme e cila pritet të fillojë në orën 21:00.

Valverde me plane ‘speciale’ për Ousmane Dembelen!

 

Para se të lëndohej, Ousmane Dembele luante pothuajse në çdo ndeshje si startues, por, që nga dita kur u lënduar e gjer më sot, koha e tij e luajtjes është e limituar.

Siç raportohet, kjo nuk është rastësi. Arsyeja pse Dembele luajti vetëm 15 minuta kundër Bilbaos dhe vetëm 60 minuta kundër Valladolid fshehet tek disa plane ‘speciale’ të Ernesto Valverdes.

Tekniku spanjoll e sheh francezin si lojtarë kyç në betejën e klubit për Champions.

 

Ai do mundohet ta mbajë të freskët Dembelen në mënyrë që ai të jetë plotsisht i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, duke filluar nga dita e nesërme.

Barça nënshkroi me Todibon dhe Murillon, ja çfarë thotë Umtiti

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti teksa ka pasur një intervistë për OLTV ka shprehur një mendim pozitiv rreth asaj se Baça nënshkroi me dy qendër mbrojtësa gjatë merkatos dimërore.

Përgjatë kohës kur Umtiti po vuante nga një dëmttim afatgjatë, Barça nënshkroi me dy qendër mbrojtësa si Jean Clair Todibo dhe Jeison Murillo. E në lidhje me këtë, francezi pati një mendim pozitiv.

“E shoh si diçka të arsyeshme dhe pozitive. Ne duhet të jemi sa më të fuqishëm në aspektin defanziv dhe dy nënshkrime të tilla do na ndihmojnë shumë,” tha ai.

De Jong: ‘Të gjithë e pamë çfarë ndodhi kundër Realit’

Mesfushori i Ajaxit, Frenkie de Jong është deklaruar pas ndeshjes së mbrëmshme të Ajaxit kundër Bredas ku nikoqirët fituan me rezultatë të thellë prej 5 – 0.

De Jong pati një performancë spektakolare mbrëmë kundër Bredas, por më në fund poashtu edhe theu heshtjen rreth asaj që ndodhi javën e kaluar në ndeshjen në Champions League mes Ajaxit dhe Real Madridit.

“Nuk e di çfarë spjegimi të kesh rreth asaj që ndodhi atë ndeshje. Me vendosjen e sistemit VAR mendova se nuk do ketë më skena të tilla, por kjo ndodh ndaj Realit. Tani më, më duhet të mësohem, sepse do luaj nga sezoni i ardhshëm më shpesh ndaj tyre,” tha ai.

Valverde i lodhur më me të, kërkon largimin e këtij lojtari

Ernesto Valverde nuk po e sheh të arsyeshme që Barcelona të vazhdoj ende kontratën me mbrojtësin e tyre, Thomas Vermaelen që veçse është ‘harruar’ se është lojtar i Barcelonës.

Sipas asaj që raporton e përditshmja katalanase, Mundo Deportivo, lëndimi tjerër që pësoi Vermaelen dje ka bindur Valverden se ai duhet të largohet me deomos gjatë merkatos së ardhshme verore.

Vermaelen është paraqitur shumë pak herë këtë sezon duke qemndruar më shumë i ‘shtirë në spittal’ se sa i paraqitur në fushën e lojës, diçka që e ka shtyer teknikun të vendosë rreth largimit të tij nga Camp Nou në verë.